Aktualitet dhe Lajme
Joe Biden sqaron: SHBA-të nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2023/11/biden-oval-office-m2-780x470.jpg)
Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se SHBA nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit pas zgjedhjes së Lai Ching-te në zgjedhjet presidenciale të Tajvanit.
Lai Ching-te vjen nga një parti që favorizon pavarësinë nga Kina.
“Ne nuk e mbështesim pavarësinë”, u tha presidenti amerikan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Shtetet e Bashkuara nuk e njohin Tajvanin si shtet dhe e konsiderojnë Republikën Popullore të Kinës si qeverinë e vetme legjitime. Megjithatë, SHBA i ofron Tajvanit ndihmë të konsiderueshme ushtarake.