“Je gati të flijohesh për Berishën!”, Përplasje mes Koçit dhe Vokshit në Komisionin Hetimor të Sterilizimit – Abc News
schedule12:05 – 13 Nëntor, 2024
Vijojnë debatet mes deputetëve në Komisionin Hetimor të Sterilizimit. Deputeti i PS, Petro Koçi dhe kryetarja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, Albana Vokshi, janë përplasur gjatë mbledhjes së sotme.
Koçi: Je gati të flijohesh edhe biologjikisht për Sali Berishën.
Vokshi: Aq shumë e kini frikë. Është denoncuesi më i madhe i korrupsionit në shëndetësi. Ju thoni mos përgojoni Vilma Nushin. Ju thoni mbroni Vilma Nushin.
Koçi: Me Berishën jam gati të matem në çdo institucion të drejtësisë dhe çdo njeri të tij.
Vokshi: Sakrifikohem për të drejtat e atyre pacientëve.
Koçi: Ik vish bluzën.
Vokshi: Për këto sakrifikohem unë dhe të tjerët që nuk janë këtu. Për të demaskuar korrupsionin që ju e mbroni. Të siguroj ty Petro nënkryetari dhe Edi Ramës, nuk do gëzojë Rama as Vilma Nushi dhe kushdo që ka futur duart në paratë e shëndetësisë nuk do gëzojë asnjë qindarkë./abcnews.al