Jam penguar të jap dëshminë – Abc News
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë është shoqëruar me diskutime dhe debate prej dy ditësh. Së fundmi ish-ministri i Shëndetësisë ka bërë edhe një reagim nga qelia pasi ende nuk ka arritur të japë dëshminë e tij pas përplasjeve me opozitës dhe mazhorancës.
Beqaj ka hedhur akuza se është fyer dhe akuzuar gjatë gjithë mbledhjes në Komision, ndërsa nënvizon se edhe avokati i tij është penguar të flasë.
Reagim i Beqajt për mbrëmë shpërndarë nga avokati i tij:
Prej mars 2024 kur është miratuar ngritja e komisionit hetimor parlamentar për koncensionet në shëndetësi, nga deputetet nismëtare jam përballur me akuza, fyerje si hajdut, kriminel etj. Kam pritur ne heshtje ditën e përballjes ne Komision. Ditën e marte jam paraqitur ne orën 10 dhe deri ne orën 19.30 jam penguar te jap dëshminë. Eshtë penguar të flasë edhe avokati im.
Ditën e mërkurë jam paraqitur në orën 10.30 sipas njoftimit dhe kam pritur deri në orën 01.40 te dites se enjte. Edhe ne mbledhjet e këtyre dy ditëve që janë publike, me zë dhe figure, jam përballur me akuzat, talljet e fyerjet nga Vokshi, Zhupa, Koreshi dhe Hoti.
Në atë orë të natës, duke qëndruar pranë sallës së mbledhjes ne pritje për të dëshmuar dhe duke ndjekur punimet e komisionit, kam dëgjuar deputeten Zhupa qe sikur unë të isha send kërkonte qe meqë kishte kaluar ora 24 e datës 13 nëntor te kthehesha në qeli pasi sipas saj kjo ishte leja e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve.
Sipas Kodit te Procedurës Penale edhe për një paraburgosur ne rast marrje ne pyetje apo procesi gjyqësor qëndrimi nuk varet nga orari i lejes por kohezgjatja e seances perkatese. Kam hyre ne sallen e mbledhjes vetëm një hap nga dera dhe kam shprehur haptazi revoltën time për talljen deri ne kufijtë e torturës që behej prej më shumë se 14 orësh. Nuk kam kërcënuar apo fyer askënd.
I kam treguar i revoltuar deputetes Zhupa se jam aty ne pritje prej orës 10.30. Edhe nëse jam i paraburgosur nuk pranoj te me fyejne dhe te me marrin neper këmbë. Këtë e refuzoj, e kundërshtoj dhe do te vazhdoj ta kundërshtoj. Ne 8 muaj hetime te komisionit, të gjithë dëshmitarët kane provuar qe dy koncensionet objekt hetimi janë histori suksesi. Dështimin politik deputetet e opozitës nuk i lejoj ta përcjellin ne nëpërkëmbje te dinjitetit tim
/abcnews.al/