Aktualitet dhe Lajme

“Jam djalë nga Kosova, më ka thirrur Atdheu”, Mirlind Daku reagon pas ftesës së Sylvinhos

Share

Mirlind Daku ishte pjesë e listës së 27 lojtarëve të grumbulluar nga Silvinjo për dy miqësoret e muajit qershor, në prag të Euro 2024.

Sulmuesi dardan mësoi ftesën e tij nga ekrani i televizorit ku më pas nuk i mbajti dot lotët. Me të mësuar emrin e tij në listë, Daku ka reaguar edhe në rrjete sociale duke postuar një foto nga oborri i shtëpisë së tij.

Me një banderolë gjigante ku shkruhet, “Jam djal nga Kosova, më ka thirr Atdheu”, Daku e ndan me ndjekësit nën diçiturën: Besa Besë.

Vlen të theksohet fakti se Mirlind Daku shkëlqeu këtë sezon me Rubin Kazan, ku shënoi plot 14 gola në të gjitha garat.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button