Aktualitet dhe Lajme

Itali/ Përplasja mes bandave me 1 viktimë e 3 të plagosur, arrestohet 23-vjeçari shqiptar! 3 të tjerë në kërkim

Share

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pas përplasjes mes dy bandave, ku një shqiptar humbi jetën, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Ndërkohë, 3 shqiptarë të tjerë që dyshohet se kanë qenë pjesë e sulmit me armë janë identifikuar dhe tashmë janë shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Përplasja me armë mes dy bandave rivale shqiptare ndodhi mbrëmjen e 9 marsit në qendër të Frosinones. Fillimisht sherri mes tyre nisi brenda Shake Bar, një lokal mjaft i frekuentuar nga të rinjtë në zonë. Më pas të dy grupet u përballën me njëri-tjetrin në rrugë.

Mediat italiane shkruajnë se 4 shqiptarët ishin ulur në një tavolinë në bar, kur dy shqiptarë nga banda tjetër mbërritën dhe filluan të debatojnë. Më pas, një person ka dalë nga makina dhe ka qëlluar në drejtim të 4 shqiptarëve, ku njëri fatkeqësisht humbi jetën. Tre të plagosurit janë goditur në kokë, në qafë dhe në gjoks. Ndërsa dy të tjerë, të plagosur në gjendje të rëndë, janë transportuar në spitalin e Spazianit.

Pas të shtënave, anëtarët bandës rivale janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes, ndërsa karabinierët janë në ndjekje të tyre.

Lajm në përditësim…




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button