Aktualitet dhe Lajme

Ish-zëdhënësi i Belerit plas deklaratën e fortë: Djali i Arqille Bollanos më kërcënon

Share

Ish-zëdhënësi i Fredi Belerit, Skerdian Dhuli, pretendon se është kërcënuar nga djali i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Arqille Bollano.

Në studion e “Top Story”, Dhuli u shpreh se ka marrë mesazhe kërcënuese nga Orestis Bollano.

“Kur po vija këtu po lexoja ca kërcënime që më kishin ardhur në celular të Orestis Bollanos dhe rezultoi që ishte djali i Arqile Bollanos, që Rama e ka bërë kryetar bashkie aktualisht, që e ka vënë Rama. Nuk do e denoncoj se nuk i marr për bazë fare. Nuk e shoh si grek, e shoh të zgjedhur të Edi Ramës”, tha ai.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button