Aktualitet dhe Lajme

Ish-gjyqtarja e bandave lihet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e Pajtime Fetahut

Share

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ajo pretendonte ne kërkesë deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit.

Por pas shqyrtimit të fakteve, gjyqtari Erjon Ccela vendosi t’i rrëzojë pretendimet e ish-koleges së tij dhe lënien e saj në burg.

Fetahu që prej muajit nëntor të vitit 2024 po mbahet në burgun e grave në Pogradec, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara këto nga përgjimet e platformës së koduar SKY ECC.

Emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK, “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste

Sipas SPAK, Pajtime Fetahu dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe ndërkohë priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.

Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button