Aktualitet dhe Lajme

Ish-fermerja habit sërish me historitë nga jeta e saj: Mbesa ime flet me vëllain tim të vdekur

Share

Historia e ish-fermerës së “Ferma VIP 2”, Danela Shima, për vëllain e saj të ndjerë, “Dragua”, habiti të gjithë dhe kësaj here ka zgjedhur të tregoj një tjetër histori të pazakontë nga jeta e saj.

Në një intervistë për “Vizion Plus”, ish-fermerja ka treguar se mbesa e saj ka fuqi të mbinatyrshme, duke shprehur aftësinë që ajo ka duke folur me ata që kanë ndërruar jetë.

Ajo ka treguar një rast të veçantë, kur gjatë një vizite te varri i vëllait të saj të ndjerë, mbesa e saj ka filluar të flasë me të, duke përmendur detaje që vetëm ai mund t’i dinte.

“Më ka ndodhur një rast, ishte aksham, shkoj te varrezat, fatmirësisht ishin dhe 2-3 njerëz të tjerë me mua edhe një Hoxhë. Duke komunikuar me mua më tha pse të ra trupi ty. Vajza e motrës është fëmijë me dhunti, ajo e shikon, komunikon me të, e sheh edhe mamin, por më shumë kontakt ka me vëllain”, është shprehur ajo.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button