
Dy anëtarë të Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI/MEK) u ekzekutuan sot nga regjimi iranian, duke zgjeruar valën e represionit ndaj opozitës.
Të ekzekutuarit janë Vahid Bani-Amariyan, 34 vjeç, dhe Abolhassan Montazer, 67 vjeç, të cilët ishin pjesë e një grupi prej 6 personazh të dënuar me vdekje me akuzën e anëtarësisë në PMOI me qëllim përmbysjen e regjimit.
Ekzekutimi i tyre pasoi vdekjen në fshehtësi të katër bashkëakuzuarve të tjerë: Mohammad Taghavi, Akbar Daneshvargar, Babak Alipour dhe Pouya Ghobadi, ndërsa familjet e tyre nuk morën informacion mbi fatin e mbetjeve.
Maryam Rajavi, Presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e dënoi ashpër këtë akt, duke e cilësuar si shenjë të dëshpërimit dhe terrorit të regjimit përballë rritjes së opozitës. Ajo i përshkroi Bani-Amariyanin si një luftëtar të guximshëm dhe Montazerin si një shtyllë të qëndrueshme për të burgosurit e tjerë politikë, duke i quajtur “mësues të durimit, ndershmërisë dhe sakrificës” për brezin e ri.
Rajavi bëri thirrje për një seancë të veçantë në Kombe të Bashkuara për të hetuar valën e ekzekutimeve politike dhe për të marrë masa urgjente ndërkombëtare për mbrojtjen e të burgosurve të PMOI dhe të rinjve që përballen me dënime me vdekje.
Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International dhe Iran Human Rights, kanë kritikuar këto procese, duke denoncuar torturat, izolimin e zgjatur dhe rrëfimet e detyruara, si dhe shtypjen e ashpër të regjimit ndaj çdo organizimi opozitar.
Vahid Bani-Amerian, inxhinier elektrik me master në menaxhim, ishte arrestuar disa herë që nga viti 2017 dhe kishte kaluar rreth gjashtë vjet në burg.
Abolhassan Montazer, inxhinier arkitekture, ishte një i burgosur politik veteran, i burgosur si në epokën e Shahut ashtu edhe në Republikën Islamike. Ai kishte kaluar më shumë se 11 vjet në burgjet e regjimit të mullahëve që nga vitet 1980, me arrestime të mëtejshme në vitet e fundit.
starnews.al
