fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Incident i rëndë: Dhunohet ekipi i Top News, protestuesi godet gazetaren dhe kameramanin poshtë shtëpisë së Berishës

Share

Një incident i rëndë ndodhur dje pranë fundit të protestës së opozitës.

Një protestues ka fyer dhe sulmuar me fjalë të rënda gazetaren e Top News, Alketa Shaba, që po raportonte live për protestën.

Protestuesi nuk është mjaftuar me fyerjet, por është afruar dhe ka goditur me grushta gazetaren dhe kameramanin.

Ka qenë ndërhyrja e disa qytetarëve të rastit që kanë ndaluar dhunuesin të bënte veprime edhe më të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku banon ish-kryeministri Sali Berisha.

Televizioni Top News bën me disa se incidenti i rëndë është denoncuar në Policinë e Shtetit dhe rasti po ndiqet nga organet kompetente.


Huazuar nga skaproblem.al

Back to top button