Aktualitet dhe Lajme

“Inate” edhe pas BBV! Rike-Heidit: S’ke patur strategji, vetëm romancën me Romeon

Share

Debatet mes ish-banorëve vijojnë edhe pas përfundimit të “Big Brother Vip”! Rike është shprehur në “Post BBV” mbrëmjen e sotme se Heidi nuk do të kishte shkuar në finale nëse nuk do kishte krijuar një romancë me Romeon dhe se sipas saj, Baci nuk ka patur asnjë strategji loje.

Pjesë nga intervista:

Rike Roçi: Unë nuk shoh që Heidi ka bërë as strategji dhe as lojë, unë e shikoj thjesht si një vajzë shumë të ftohtë që buzëqesh dhe nuk i dihet se çfarë fsheh pas asaj buzëqeshje. Për mendimin tim nëse nuk do kishe pëlqimin e Romeos, do rrinte në hije dhe kaq. Ka qenë e dashura e Romeos dhe ka marrë vëmendje kaq.

Heidi: Po ti çfarë ke bërë, ke bërë një skenë kosi me Eglën?

Rike Roçi: Në momentin që ti nuk kishe pëlqimin e Romeos, ti nuk kishe asnjë vend.  Nuk mendoj se ke bërë kalkulime e strategji loje thjesht, të vinin situatat në dorë, t’i jepte o Jul Deda situatat sepse përfliteshe me Romeon kaq.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button