Aktualitet dhe Lajme

I zhdukur prej majit, gjendet i pajetë trupi i Miklovan Danajt në Spanjë! 30-vjeçari dyshohej se ishte përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Share

Trupi i pajetë i Miklovan Danajt, 30 vjeç, me origjinë nga Shkodra, është gjetur në bregun e Marbellës, pasi ishte shpallur i zhdukur që prej muajit maj. Familjarët e tij kanë marrë një telegram ku konfirmohej vrasja dhe u kërkohej të mos e kërkonin më.

Sipas asaj që është raportuar nga Panorama më herët, Danaj dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe kishte lidhje me klane kriminale ndërkombëtare. Zhdukja e tij ishte raportuar si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri.

Autoritetet spanjolle, përkatësisht Guardia Civil, kanë nisur një hetim në Marbellë, ndërkohë që deri tani nuk janë bërë arrestime dhe nuk është dhënë informacion zyrtar mbi rrethanat e gjetjes së trupit.

Hetimet janë në vijim dhe po bashkëpunohet edhe me autoritetet shqiptare për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Ndërkohë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe mediave të mos përhapin informacion të pakonfirmuar lidhur me rastin, për të mos penguar procesin hetimor.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button