Aktualitet dhe Lajme

I riu ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën, vihet nën hetim administratori i kompanisë së internetit në Dibër

Share

Ditën e djeshme, një 31-vjeçar nga fshati Rrenxë i Dibrës humbi jetën, pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike, teksa ka qenë duke riparuar një defekt në kutinë shpërndarëse të internetit, në një shtyllë tensioni.

Viktima është shtetasi Andi Sulejmani, i cili la pas dy fëmijë të vegjël. Në lidhje me ngjarjen tragjike, Policia e Dibrës bën me dije se ka proceduar penalisht në gjendje të lirë administratorin e kompanisë së internetit, ku ishte i punësuar i riu.

Bëhet fjalë për shtetasin O. K., 43-vjeç, banues në Peshkopi, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button