
Me një humor festiv dhe pak ironik, Politico.eu ka vlerësuar se kush lider ka qenë i “mirë” dhe kush ka qenë “i keq” dhe çfarë dhurate do t’i japë babagjyshi secilit prej tyre sipas listës së tij. Vladimir Putin hyn në kategorinë e njerëzve të këqij, sipas listës së Politico. Fillimisht lufta kundër Ukrainës dhe më pas çështja e Yevgeny Prigozhin, e ka vendosur liderin e Kremlinit në listën e padëshiruar. Pra, asnjë dhuratë për Vladimirin këtë fundvit. Por e kundërta është për Zelenskyn, lideri i Ukrainës është në listën e të “mirëve”. E vetmja gjë që presidenti ukrainas ka kërkuar është paqe për vendin e tij.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz është gjithashtu në listën e preferuar të babagjyshit së bashku me kryeministrin grek. Por babagjyshi është pak skeptik për presidentin francez.
Emmanuel Macron kërkoi një byzylyk miqësie për t’ia dhënë Viktor Orbanit. Mesa duket, Macroni pëlqen djemtë e këqijtë. “Sigurisht, byzylyku i miqësisë që i dha Vladimirit Putinit nuk pati asnjë efekt”, shpjegon me humor Politico. E njëjta gjë vlen edhe për presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila nisi një gjueti për vrasjen e një ujku që vrau një kalë që i përkiste asaj, nuk është cilësuar si diçka pozitive. Por babagjyshi është gjithashtu i pavendosur për Sunak, për shkak të planit të tij për të dërguar emigrantët në Ruandë.
Zakonisht rreth kësaj pike, Greqia është gjithmonë një opsion i mirë. Kyriakos mund të bëjë jetë në e listë e “të mirëve”, pasi në të vërtetë nuk kërkoi shumë: vetëm disa mermerë të vjetër. “Më duket mjaft e drejtë. Megjithatë, nuk do t’i vjedh për të – unë jam Santa, jo kriminel! Kështu që unë mund të ofroj vetëm mbështetje morale”.
Giorgia nga Italia kërkoi një libër. Kryeministrja italiane kërkon një kopje të “Uno, nessuno, centomila” nga Luigi Pirandello. Ky është një libër i mirë me idenë se secili ka personalitete të shumta. “Mendoj se ajo dëshiron të mësojë më shumë se si t’u prezantojë fytyra të ndryshme njerëzve të ndryshëm – duke kujtuar se kush jeni në të vërtetë pas kësaj!”, shkruan Politico.
Huazuar nga Koha.mk
