
Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankimin e Arben Frroku, duke vendosur rihapjen e procesit në këtë gjykatë. Me këtë vendim, Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin e saj të vitit 2018, kur kishte refuzuar të pranonte kërkesën e Frrokut.
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-komisarit Dritan Lamaj, Frroku ka kërkuar shqyrtimin e dosjes në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se gjatë procesit gjyqësor i janë shkelur të drejtat kushtetuese.
Megjithatë, Gjykata nuk ka pranuar kërkesat e tjera të tij për shpalljen të pavlefshme të dënimit. Tashmë, në Kushtetuese do të shqyrtohet nëse në procesin penal ndaj tij janë kryer shkelje të të drejtave themelore apo jo.
Frroku kishte kërkuar rihapjen e procesit gjyqësor dhe shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 73, datë 29.06.2015, të ish-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, si dhe të vendimit nr. 443, datë 08.06.2017, të Gjykata e Lartë e Shqipërisë.
Më 8 qershor 2017, Gjykata e Lartë, në Dhomë Këshillimi, refuzoi kalimin e çështjes për shqyrtim, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit, i cili e kishte dënuar Frrokun me burgim të përjetshëm.
Ngjarja për të cilën ai u dënua ka ndodhur më 24 shkurt 2013. Në Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Frroku u shpall i pafajshëm më 3 prill 2015, por më 29 qershor 2015 u dënua në Apel me burgim të përjetshëm.
Start News
