“I ati i mori telefonin pasi kishte gjetur biseda të papërshtatshme”- Denoncoi babain për p*rdhunim, por u nxor “zbuluar” nga ekspertiza, avokati: E mitura është konsultuar me të ëmën para se…
E mitura në Durrës, e cila denoncoi babain e saj se ka abuzuar seksualisht me të prej katër vitesh, doli “zbuluar” nga ekzaminimi mjeko-ligjor, në të cilin rezultoi e virgjër.
Pas kësaj, vajza ka mohuar akuzat dhe është shprehur se denoncimin e ka bërë pasi i ati i kishte marrë telefonin dhe nuk po ia kthente më.
Avokati i Bledar Rakos, është shprehur se ky i fundit ia kishte marrë telefonin vajzës së tij pasi kishte gjetur biseda të papërshtatshme me shoqen e saj dhe kjo bërë që vajza të arrijë deri në atë pikë sa edhe të shpik atë histori.
Ai shton se vajza fillimisht është konsultuar me të ëmën e saj dhe më pas ka komunikuar edhe me psikologen e shkollës.
“Palët hoqën dorë dhe nuk kërkuan urdhër mbrojtje. Ajo ka ndodhur në një moment kur vajza kishte pasur përplasje me babain, pasi prej ditësh nuk e lejonte të komunikonte me telefon, pasi i kishte gjetur biseda të papërshtatshme me një shoqen e saj. Kjo ishte e vërteta.
Kjo ka sjellë reagimin të njëanshëm të vajzës që ka arritur deri në atë veprim. Eshtë konsultuar me të ëmën dhe pas konsultës me nënën ka komunikuar me psikologen e shkollës, e cila menjëherë ka bërë denoncimin” tha fillimisht avokati.
Në lidhje me faktin se pse nëna dhe vajza nuk morën pjesë në seancë, avokati u shpreh se nuk i lejoi gjyqtarja e çështjes.
“Nuk i lejoi gjyqtarja e cështjes. Ata kishin dëshirë, por i përzunë nga salla. Unë them se është bërë në mënyrë të njëanshme nga ana e gjykatës, në mënyrë që të mos administroheshin deklarimet, pasi këto ishin marrë nga 4 oficerë policie gjyqësore. Jo nga i njëjtë dhe në mënyrë jo të përshtatshme. Janë marrë vetëm ato pjesë që implikonin babain.
Në seanca edhe nëna edhe e bija e mohuan si veprim. E bija tha se ky është një veprim i pamatur i saj” shtoi avokati.
Huazuar nga StartNews.