Aktualitet dhe Lajme

Humbja ndaj Kilit, Berat Gjimshiti: Morëm mësim, duhet të jemi me këmbë në tokë

Share

Shqipëria e ka nisur me humbje vitin 2024. Kombëtarja jonë është mposhtur në miqësoren e parë të muajt mars, nga Kili.

Sfida e zhvilluar në Parma të Italisë, përfundoi me fitoren 0-3 të amerikano-latinëve. Pas kësaj sfide ka folur kapiteni i Kombëtares sonë, Berat Gjimshiti.

“Rezultati nuk është aq i vërtetë sepse në minutat e fundit i pësuam dy gola. Mund të kishte përfunduar 1-0 dhe do të ishte korrekte. Nuk ecën gjërat siç donim, por ky është një mësim. Kemi shumë kohë që nuk kemi humbur dhe besoj se kjo do na ndihmojë shumë kjo humbje, sidomos 3-0. Do rikthehemi më këmbë në tokë. Duhet shumë punë edhe pse janë miqësore, pasi janë ekipet e forta. Në futboll gjithçka është e mundur dhe kemi patur një ecuri fantastike. Sot kishim shumë gabime në çdo repart dhe gabuam në pasime të thjeshta. Besoj që siç thashë do të jetë një mësim për ne”, u shpreh fillimisht Gjimshiti.

Rikthim me këmbë në tokë, kemi pak eufori në ekip?
“Euforia mund të jetë e mirë, por bën mirë një humbje ose mësim. Kur gabon mëson dhe kur humbet mëson dhe duhet të mësosh diçka nga kjo. Ky është mesazhi që dua t’i jap vetes edhe skuadrës.”

Nuk e njihnim sa duhet Kilin?
“E kemi shikuar lojtarët individualisht nëpër video, por ndeshje të Kilit nuk kemi parë. Jemi futur në fushë për të vërtetuar që meritojmë të jemi këtu ku jemi. Kemi bërë shumë gabime që si kemi bërë në ndeshjet e fundit.”




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button