Aktualitet dhe Lajme

Humbi zgjedhjet përballë Trump, Kamala Harris: Faleminderit që më mbështetët!

Share

Kamala Harris i është drejtuar popullit amerikan pas rezultatit zhgënjyes të zgjedhjeve presidenciale. Ajo ka falenderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë gjatë kësaj fushate, duke nisur nga familja, ekipi, mbështetësit dhe presidenti Joe Biden për besimin që i dha në këtë garë.

Duke folur nga Universiteti Howard, ku po planifikonte festën e fitores, Harris tha se pavarësisht zhgënjimit dhe mërzisë që ndjejnë duhet të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, pasi ajo e ka bërë një gjë të tillë, madje telefonoi dhe presidentin e ardhshëm Donald Trump dhe i uroi atij fitoren.

“Faleminderit, faleminderit. Më lini të them që zemra ime është plot sot, zemra ime është plot me falenderime për besimin që ju patët te unë, për dashurinë për vendin tonë. Rezultati nuk ishte ai që ne donim, jo për atë që ne luftuam por më lejoni t’ju them se drita e Amerikës do të shkëlqejë gjithmonë.

Ne nuk do të heqim dorë dhe do të vazhdojmë të luftojmë. Familja ime i dashur, Joe Biden faleminderit për besimin falenderoj edhe stafin tim. Ju falenderoj të gjithëve. Tani unë e di që ndjenjat janë të përziera, ju kuptoj po ne duhet të pranojmë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Telefonova Donald Trump dhe e urova”, tha Harris, duke theksuar ndër të tjera se pavarësisht humbjes së saj kundër Trump, ajo nuk do të ndalë luftën e saj për çështjet për të cilat ka bërë fushatën.

“Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për një të ardhme ku amerikanët mund të ndjekin ëndrrat, ambiciet dhe aspiratat e tyre, ku gratë amerikane kanë lirinë të marrin vendimet vetë për trupin e tyrë dhe të mos kenë një qeveri e cila t’i detyrojë dhe t’i tregojë se çfarë duhet të bëjnë”.

Vijon…




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button