Aktualitet dhe Lajme

Humbi jetën teksa punonte në guroren e fshatit/ Arrestohet drejtuesi teknik

Share

Mbrëmjen e djeshme, policia ka shoqëruar disa persona lidhur me ngjarjen në Selenicë të Vlorës. 24-vjeçari, Jurgen Veshaj humbi jetën teksa po punonte në guroren e fshatit Brataj.

Për ngjarjen e rëndë policia ka shoqëruar edhe administratorin, ndërkohë që gurorja kishte pak ditë qe ishte hapur. Në pranga, gjatë marrjes në pyetje është vënë drejtuesi teknik, Erald Breganaku. Gjatë punimeve me skrep, Veshaj është goditur nga një masiv gurësh dhe si pasojë ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Vihet në pranga, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, drejtuesi teknik i gurores në fshatin Brataj, ku dje humbi jetën një punëtor.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Brataj, ku gjatë punës në gurore, humbi jetën pasi dyshohet se gjatë punimeve me skrep u dëmtua nga gurët, shtetasi J. V., 24 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë kanë arrestuar shtetasin:

E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i gurores në fshatin Brataj, pasi dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë, në këtë gurore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtje në punë”.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button