Goditet rrjeti i bosit të mafias turke në Itali, 18 të arrestuar
Prokuroria e Milanos ka shkatërruar një rrjet kriminal të drejtuar nga bosi i dyshuar i mafias turke Baris Boyun, një nga më të kërkuarit nga Ankaraja, si edhe ka lëshuar një urdhër paraburgimi ndaj 18 personave me origjinë turke, por që jetonin në Itali, Zvicër, Gjermani dhe Turqi.
Ndër akuzat e prokurorisë është edhe një bandë e armatosur me qëllim terrorizmin, sulm terrorist dhe vrasje. Operacioni blic me disa arrestime u krye në agim të ditës së sotme, nga qindra policë të koordinuar nga departamenti i antiterrorit milanez.
Në orën 4:00 të mëngjesit të sotëm, një Task Forcë e përbashkët e agjencive italiane të zbatimit të ligjit dhe Interpolit bastisën një apartament në via kardinalit G. Francesco di Gambara në fshatin Viterbo të Bagnaia, ku Boyun, i cili duket se ishte në arrest shtëpie prej disa kohësh, rreth orës 5.30 ai u mor nga oficerët për ta çuar në Milano.
Boyun u arrestua në gusht 2022 në Rimini, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar kundër tij nga qeveria turke me akuzat për vrasje, kërcënime, plagosje, komplot kriminal dhe shkelje të ligjit për armëmbajtjen. Në momentin e arrestimit, Boyun kishte hedhur poshtë me forcë akuzat, duke pretenduar se ishte një person i përndjekur politik me origjinë kurde dhe se kishte kërkuar mbrojtje ndërkombëtare nga Italia.
Më pas, bosi i dyshuar ishte në qendër të mosmarrëveshjeve mes shtetit italian dhe atij turk, të cilët kishin kërkuar ekstradimin e tij. Një kërkesë që ishte refuzuar fillimisht nga gjykata e Bolonjës dhe më pas nga Gjykata e Kasacionit. Bastisja në Bagnaia është pjesë e një operacioni të madh të kryer këtë natë nga Policia, i cili çoi në arrestimin e rreth 18 personave midis Siçilisë dhe provincës Viterbo.
/a.r
Huazuar nga Javanews.al