CampingjeDibra MarketingHoteleInformacion TuristikPërditshmëriPeshkopiReklameVisit Diber

“Hotel Radomira” e Dibrës turistike

Share

Mirë se erdhët në “Hotel Radomira” në Korab

Hoteli ynë premton një përvojë të qetë dhe relaksuese, me shërbime dhe standarte bashkohore dhe ambiente plotë hijeshi.

Hotel Radomira ndodhet në një vend shumë të bukur përballë Malit të Korabit, i rrethuar nga pyje të dendura dhe lëndina që ta zgjasin jetën.

Nga ndërtesa kryesore mund të shikohet me lehtësi panorama madhështore e majave të larta malore që e rrethojnë.

Këtu do gjeni dhoma të hapura dhe të ndriçuara me mobilje prej druri, shtretër të mëdhenj, dhe pamje magjepëse të maleve të Korabit nga dritaret e mëdha.

Pastrimi i rregullt

Hotel Radomira ofron shërbime të rregullta pastrimi të dhomave dhe hapësirave të përbashkëta për të siguruar një ambient të pastër dhe të freskët për mysafirët.

Stafi ynë siguron që çdo detaj i pastërtisë dhe mirëmbajtjes të jetë në standardet më të larta për të ofruar një përvojë të këndshme për ju.

    

Çdo anëtar i stafit është i trajnuar për të kuptuar nevojat e veçanta të çdo mysafiri dhe për t’i plotësuar ato me kujdes. Ata janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë të menjëhershme dhe sugjerimet e duhura në çdo kohë.

   

Stafi ka njohuri të plota për zonën përreth dhe mund të japë këshilla të vlefshme për vende që vlen të vizitohen, restorante dhe aktivitete argëtuese, gjithashtu ata ofrojne edhe guiden e tyre.

Mysafirët kanë në dispozicion një parking të gjerë dhe të sigurt pranë hyrjes së hotelit, pa pagesë shtesë.

Rezervimi

Rezervimi i dhomave mund të bëhet online, përmes telefonit ose drejtpërdrejt në hotel. Ofrohen disa opsione fleksibël për të përshtatur nevojat e çdo klienti.

Ekipi ynë i mirëpritjes do t’ju ndihmojë me çdo pyetje apo kërkesë që mund të keni gjatë qëndrimit tuaj. Ne u përkushtohemi për t’u siguruar që përjetimi juaj të jetë i këndshëm dhe pa stres.

Hotel Radomira ofron një shumëllojshmëri paketash që përfshijnë akomodimin, vaktet dhe shërbimet shtesë në varësi të nevojave dhe dëshirave të klientëve. Çmimet variojnë sipas sezonit, kohës së qëndrimit dhe numrit të personave.

Dhoma Standard

Dhoma standard me një shtrat të dyfishtë ofrojnë gjithçka që ju nevojitet për një qëndrim relaksues, duke përfshirë banjo private, TV dhe Wi-Fi pa pagesë.

Aty do gjeni 20 dhoma ku 9 prej tyre jane dyshe ndersa te tjerat jane teke.

Bari i “Hotel Radomira” ofron një ambient të këndshëm dhe shumë mikpritës që e bëjnë atë të duket shumë tërheqës dhe i nevojshem.

Ky hotel ne Radomirë ofron edhe Camping.

Adresa : Fshati Tejs në Radomirë.

I gjeni ne rrjetet sociale si Facebook dhe instagram.

Kontaktoni dhe rezervoni ne kete numer cel: +355682777129 

Adresa ne google map:

Back to top button