Homazhe për Azem Hajdarin/ Flamur Noka: Revolta popullore po zien, s’ka rrugë tjetër, qeveri teknike për të shkuar në zgjedhje të lira
Këtë të enjte, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, pas homazheve në ndër të Azem Hajdarit dha mesazhin se “regjimi do kurajo dhe përballje”.
Në një komunikim me gazetarët, ai u pyet për fillimin e lëvizjes politike që PD ka paralajmëruar.
Sipas tij, revolta popullore po zien, do të duhet që ne t’i prijmë asaj.
Sipas tij, ka vetëm një rrugë dhe ajo eshte qeveria teknike për të shkuar vendi në zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Lëvizja fillon aty ky njerëzit janë. Ne jemi duke lëvizur në të gjithë Shqipërinë. Nuk është çështje datash. Revolta popullore po zien, do të duhet që ne t’i prijmë asaj.
Ka vetëm një rrugë që e kemi deklaruar, qeveria teknike për të shkuar vendi në zgjedhje të lira dhe demokratike.
Shqiptarët nuk mund të pranojnë që në vitin 2025 të mos ketë votë të lira. Shqiptarët nuk mund të pranojnë që edhe të jenë vend anëtar i NATO-s, edhe vota të kontrollohet nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës.
Kjo është jo çështje ditësh, është çështje që shtruar për diskutim para strukturave të partisë, ka marrë bekimin dhe ne rrugë tjetër nuk kemi, vetëm për t’u përballur dhe rrëzuar narkoregjimin e Edi Ramës dhe për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira”, tha Noka.