Aktualitet dhe Lajme

Holanda publikon listën e futbollistëve për EURO 2024, mbetet jashtë ylli i Seria A

Share

Pas kombëtares gjermane dhe asaj franceze edhe Holanda ka zyrtarizuar listën e lojtareve të thirrur nga tekniku Ronald Koeman për Europianin 2024.

Kur mbetet edhe një muaj nga ndeshja që çel siparin e EURO 2024, Holanda ka zbuluar listën prej 30 futbollistësh, me 4 prej tyre që do të mbeten jashtë në përzgjedhjen finale.

Ashtu si edhe Jurgen Nagelsman që la jashtë yjet që do të luajnë finalen e Champions League, si Mats Hummels dhe Jurgen Brandt, edhe tekniku i tulipanëve ka surprizuar jo pak, duke lënë jashtë Europianit, yllin e Bologna-s, Joshua Zirkze.

Holanda e nis Euro 2024 më 16 qershor kundër Polonisë, me ndeshjen që do të luhet në orën 15:00 në Hamburg. Më pas do të vijojnë ndeshjet kundër Francës më 21 qershor në Leipzig dhe ajo përballë Austrisë 4 ditë më pas në Berlin.

LISTA E HOLANDËS:


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button