Aktualitet dhe Lajme

Hidhen poshtë teoritë konspirative? E lumtur pranë William, Princesha Kate shihet për herë të parë pas operacionit

Share

Princesha Kate shihet për herë të parë pas operacionit ku dukur e lumtur dhe e relaksuar në një udhëtim pazar me bashkëshortin e saj princin William. Çifti shfaqet i relaksuar dhe me humor në daljen e tyre ku shihen përkrah njëri-tjetrit.

The Sun zbuloi dje se Princesha e Uellsit ishte mjaft mirë, dhe në gjendje për të bërë pazar në dyqanin Windsor Farm. Princesha u fotografua nga Nelson Silva, 40 vjeç, i cili shkrepi videon teksa ishte duke blerë në dyqan.

Ai tha për The Sun: “Vura re një çift duke blerë bukë dhe gruaja ktheu fytyrën dhe mu duk sikur e kisha parë më parë. Ishte e njohur. Më pas William u kthye dhe mendova, prisni se e njoh këtë person i thashë stafit mendoj se janë ata ndërsa pagova. Unë shkova te makina ime dhe ndërsa ata dolën nga dyqani i filmova. Mendoj se dolën nga një portë jashtë terrenit. Ata thjesht u zhdukën dhe unë nuk pashë një makinë”.

44-vjeçari tha se unë thjesht doja të ndaja me familjen time pamjet dhe të tregoja se sa normalë ishin ata.

Pamjet e para të Kate që nga dita e Krishtlindjeve tregojnë princeshën duke mbajtur një çantë të madhe blerjesh me sende të mira në dyqanin “Windsor Farm”, vetëm një milje nga shtëpia e Uellsit në Adelaide Cottage, Windsor.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button