Hezbollahu vijon sulmet drejt Izraelit, gjuan me dhjetëra raketa në veri të vendit

Share

Alarmet janë aktivizuar në rajonin verior të Galilesë në Izrael pasi Hezbollahu nisi një “breshëri prej rreth 20 raketash” nga Libani, sipas Kanalit 12 të Izraelit.

“Të paktën shtatë deri në tetë raketa u interceptuan, disa prej tyre ranë në zona të hapura sipas politikës”, raportoi kanali.

Sipas tyre, deri në këtë moment, nuk ka raportime për viktima.

Transmetuesi shtetëror iranian Press TV raportoi gjithashtu lëshimin e raketave, duke thënë se ishte një “operacion i ri hakmarrës” nga grupi i mbështetur nga Teherani.


starnews.al

Reklama
Back to top button