Aktualitet dhe Lajme
Hetimet për “TIMS”/ Me votat e PS, komisioni vendos që dëshmi me dyer të mbyllura të Muhamet Rrumbullakut
Dëshmia e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në komisionin hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, do të jepet me dyer të mbyllura.
Pas disa minutash debate, komisioni ka hedhur në votim kërkesën e nënkryetarit Toni Gogu.
Me shumicë votash të anëtarëve të PS në këtë komision, është miratuar që Rrumbullaku ta japë dëshminë me dyer të mbyllura. Në po këtë mënyrë dëshmoi më herët edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Pas Rrumbullakut pritet që të thirret për dëshmi edhe Ervin Muça, drejtori i IT në Policinë e Shtetit.
Huazuar nga Lapsi.al