Aktualitet dhe Lajme

Harruan çelësat në shtëpi, çiftit në Berat i mbetet fëmija bllokuar brenda

Share

Një çift bashkëshoshtësh, banues në lagjen “30-Vjetori” në Berat, kanë dalë nga banesa për të bërë pazar, duke lënë në gjumë fëmijën e tyre 7-vjeçar.

Pasi janë drejtuar në banesë, ata kanë konstatuar se kishin harruar brenda çelësat e derës së blinduar.

Pas njoftimit të zjarrfikësve, drejt banesës janë nisur 6 efektivë zjarrfikës dhe mjeti autoshkallë.

Ata kanë hyrë në banesë nga ballkoni i katit të katërt, duke përdorur shkallët.

Ky është rasti i dytë brenda 10-ditësh,që dy fëmijë ngelin brenda banesës nga pakujdesia e prindërve dhe shpëtohen nga zjarrëfikësit, nëpërmjet hyrjes nga ballkoni.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button