Aktualitet dhe Lajme

Haradinaj, akuza të rënda për Kurtin: Po të vjen fundi Albin…!

Share

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të një bisede të shefes së Grupit Parlamentar të LVV, Mimoza Kusari Lila me Milan Radoiçiqin  ish nënkryetarin e Listës Serbe  dhe udhëheqësin e grupit serb që kreun sulmin terrorist në Banjskë.

Haradinaj e ka akuzuar Kurtin se ka kërkuar partneritet me Milan Radoiçiqin edhe pse e ka ditur se ai ndiqej nga organet e drejtësisë dhe ishte në Listën e Zezë të SHBA-së.

“Dil e trego pse kërkove partneritet me Radojqiqin kur e ke ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit dhe i arratisur nga Kosova që prej nëntorit 2018, e në Listën e Zezë të Amerikës prej dhjetorit 2021?”, ka shkruar Haradinaj, në një postim në Facebook./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button