Hapja e Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së FA-ve, Ambasada Amerikane: Shënon rezultatin e bashkëpunimit të ngushtë dhe të qëndrueshëm

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn dhe Gjeneralmajor John Phillips, Drejtor i Kibernetikës dhe Komunikimit në Komandën Europiane të ShBA (USEUCOM), së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, morën sot pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Ambasada e SHBA-ve thotë se kjo komandë e re është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të qëndrueshëm mes tyre, USEUCOM dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Ambasada shton se krijimi i saj nënvizon angazhimin e fortë të Shqipërisë për të mbrojtur hapësirën kibernetike në nivel kombëtar, rajonal dhe në kuadër të NATO-s.
Postimi i i Ambasadës:
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Gjeneralmajor John Phillips, Drejtor i Kibernetikës dhe Komunikimit në Komandën Europiane të ShBA (USEUCOM), së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, morën sot pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ky aktivitet shënon rezultatin e bashkëpunimit të ngushtë dhe të qëndrueshëm midis Ambasadës së ShBA, USEUCOM dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Krijimi i komandës nënvizon angazhimin e fortë të Shqipërisë për të mbrojtur hapësirën kibernetike kombëtare, rajonale dhe atë të NATO-s.
https://www.facebook.com/share/1Cgk3iqK9e/?mibextid=wwXIfr