Aktualitet dhe Lajme

Hapet testamenti i Kryepeshkopit Janullatos, ja si do të ndahet pasuria

Share

Është hapur testamenti i Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë në janar të këtij viti. Në testamentin e Janullatos thuhet se të gjitha depozitat e tij financiare i përkasin Kishës së Shqipërisë.

Në testament gjithashtu kryepeshkopi ka shkruar që gjysma e shumës se këtyre depozitave të përdoret për përfundimin e katedrales Ngjallja e Krishtit në Tiranë. Ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të përdoret në mënyrë të pershtatshme, thuhet në testament.

Testamenti

“Falenderoj Kishen e Shqipërisë per dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt.

Depozitat e mia financiare si kryepeskop i përkasin kishes se Shqipërisë.

I lutem ekzekutuesve te testamentit tim qe gjysma e shumes se ketyre depozitave te perdoret per perfundimin e katedrales Ngjallja e Krishtit në Tiranë.

Ndersa gjysma tjeter te ruhet dhe te perdoret ne menyre te pershtatshme duke siguruar qe te ardhurat nga keto investime te perdoren ne mbeshtetjen e pagave te klerikeve dhe per zhvilimin e programeve rinore te kishes se Shqipërisë”




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button