Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi më 1 janar 2027

Share

Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vjeç. Ndalimi pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, raportojnë mediat greke.

Sipas televizionit publik ERT, projektligji u miratua në seancën plenare të Parlamentit dhe parashikon vendosjen e një kufiri minimal moshe për aksesin në rrjetet sociale.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se platformat kanë dy muaj e gjysmë kohë për të gjetur mënyra për verifikimin e moshës së përdoruesve, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e privatësisë së tyre.

Masa synon të kufizojë aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale dhe të forcojë mbrojtjen e tyre në mjedisin digjital.

Me hyrjen në fuqi të ligjit, platformat do të duhet të përshtatin sistemet e tyre për të verifikuar moshën e përdoruesve dhe për të zbatuar kufizimet e parashikuara nga legjislacioni i ri.


starnews.al

Reklama
Back to top button