Aktualitet dhe Lajme
Goditi me grushte kolegun dhe i mori celularin, arrestohet 35 vjeçari në Tiranë

schedule12:35 – 26 Maj, 2023
Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për dhunë. Policia njofton se ai ka goditur me grusht kolegun e tij për motive të dobëta. Pasi e ka dhunuar, 35 vjeçari i ka marrë edhe celularin
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin B. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, kolegun e tij, shtetasin O. K., 39 vjeç, si dhe i ka marrë atij celularin.”, njofton policia./abcnews.al