Gjykata e Lartë e Venezuelës emëron Delcy Rodriguez presidente të përkohshme pas arrestimit të Maduro-s nga SHBA

Share

Gjykata Supreme e Venezuelës ka urdhëruar zyrtarisht që zëvendëspresidentja Delcy Rodriguez të marrë përkohësisht detyrën e presidentes së vendit, pas kapjes së presidentit Nicolas Maduro nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara

Në vendimin e saj, Gjykata ka përcaktuar “që Rodriguez të marrë dhe të ushtrojë, në cilësinë e përgjegjëses, të gjitha kompetencat, detyrat dhe pushtetet që lidhen me funksionin e presidentit të Venezuelës, me qëllim garantimin e vazhdimësisë administrative dhe mbrojtjes integrale të kombit”.

Megjithatë, gjyqtarët nuk e kanë shpallur ende Maduro-n zyrtarisht të rrëzuar nga detyra.

Një vendim i tillë do të hapte rrugën për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale, të cilat sipas Kushtetutës do të duhej të mbaheshin brenda 30 ditëve.


starnews.al

Reklama
Back to top button