Gjimshiti lëndohet sërish dhe rrezikon ndeshjet me kombëtaret
E diel, 10 Nëntor 2024 – 16:30
Keystone
Berat Gjimshiti sërish i pafat. Kombëtarja shqiptare rrezikon të humbë kapitenin e saj për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.
Gjimshiti pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Udineses dhe u detyrua të largohet nga fusha e lojës me barelë, transmeton albinfo.ch.
Media italiane raporton se mund të mos jetë i disponueshëm për Atalantën për një periudhë 20-ditore, çka rrjedhimisht do të thotë se mund të ketë humbur dy ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën më 16 dhe 19 nëntor.
Gjimshti ka qenë vërtetë i pafat në Ligën e Kombeve humbi edhe dy ndeshjet e tetorit për shkak të dëmtimeve edhe ndeshjet e shtatorit dhe tetorit.