Aktualitet dhe Lajme

Gjesti u thotë banorëve që do të nxjerrë sekretin që përfshinë atë dhe Xhenetën, kjo e fundit i reagon ashpër

Share

Gjesti ka bërë “lëmsh” rrjetin duke deklaruar se do të ndajë një sekret që e përfshinë atë dhe Xhenetën.

Sekreti siç thotë Gjesti ka të bëjë me diçka që ka ndodhur brenda, ose që e ka marrë atë informacion brenda.

“Çfarë lajmi ka me dhënë, bombardim ka me bo, veç po këqyri qysh po sillesh këto ditë. Ka me e thënë s’kam qare pa e thënë. Na dy e kemi sekret atë. Ja kemi me u bo horë dytë”, i thoshte ai Xhenetës.

Derisa Xheneta i kërkonte sqarim dhe arsye për këtë.

“E prish çdo send nëse është ajo që po mendoj, është shumë keq. Kjo që po e bënë ti është kërcënim me shantazh. Ti po më shantazhon mua. Kjo që po e bën ti është shantazh

Gjesti më pas i thoshte që është diçka që e përfshin Xhenetën brenda dhe jo jashtë.

“Çka ka të bëjë me ty jashtë, kurrë se bëj. Ama për brenda e kam një shumë të fortë”, vazhdonte Gjesti.

Më pas ajo i reagoi e indinjuar nga fjalët që ai thoshte.

“Në qoftë se është ajo që po mendoj ti me mua e kryen përfundimisht”, ia ktheu Xheneta.

Ende nuk dihet se çfarë bëhet fjalë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button