Aktualitet dhe Lajme

Gjermania shmang humbjen në fund, barazon 1-1 me Zvicrën dhe ruan vendin e parë

Share

Gjermania shmangu humbjen në fund ndaj Zvicrës, në sfidën e Grupit A, aty ku barazuan 1-1.

Kombëtarja helvete i shkoi shumë afër fitores, por pak sekonda nga fundi, u “thyen”.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Zvicrës falë golit të Ndoye në minutën e 29-të, ndërsa Fullkrug, vendosi baraspeshën në minutën e 92-të.

Vlen të përmendet, se u anuluan edhe dy gola, nga një për secilën kombëtare.

Me këtë barazim, Gjermania ruan vendin e parë në grup me 7 pikë, ndërsa Zvicra renditet e dyta me 4 pikë.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button