Histori dhe TregimePërditshmëriThenje dhe aforizma
GJER NË TRE BREZA TË ZE HARAMI
Nje fshatar kishte shumë blegtori, dele e dhi e bante shumë hyzmet. Vjen një kohë qê delet po i cofnin (ngordhnin) një nga një, me gjithë hyzmetin që u bante.
Vendosi të pyeste një plak të mençëm por që kishte qenë blegtor me za.
-I kujt je or djalë, e pyeti plaku.
-I filanit.
-Ka qanë burrë i mirë dhe i urtë.
-Po gjyshi jot si e ka pasë emrin?
-Filani.
-Mos e luaj ma teqe (tutje). Prej atij e ke. Nuk ka lanë gja pa ba ai në kohë të vet. U ka pas dalë në male tregëtarëve të Dibrës që vinin prej Tirane, e i ka plaçkitë e rrahë si mos më keq.
Më vjen keq po ty të ka zanë harami i tij. Deri në tre breza të zë harami. Thuaj shyqyr që të ka prekur në gja të gjallë dhe jo në njerëz.
Huazuar nga libri” Rrëfime popullore Dibrane” te autorit Sakip Cami