Aktualitet dhe Lajme
Gjendet pa shenja jete 23-vjeçari në Tiranë, dyshohet të jetë vetë*arur

Një 23-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në banesën e tij. I riu është gjetur pa shenja jete rreth orës 07:30 të mëngjesit, ndërsa dyshohet se shtetasi me inciale B. A., mund të ketë varë veten.
Ende nuk janë të qarta rrethanat që kanë çuar të riun drejt kryerjes së këtij akti ekstrem, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor.
“Më datë 10.03.2025, rreth orës 07:30, në Laknas, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi B. A., 23 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.