Aktualitet dhe Lajme

Gisele Bündchen ndahet nga trajneri, shkak Tom Brady?

Share

Gisele Bündchen dhe Joaquim Valente thuhet se janë ndarë  për shkak të shqyrtimit të shtuar të romancës së tyre pas shfaqjes shumë të përfolur të Tom Brady në Netflix.

Një burim i brendshëm i tha InTouch Weekly të enjten se “vëmendja ishte e tepërt” për Valente, i cili ishte trajneri i Jiu-jitsu i Bünchen përpara se marrëdhënia e tyre të bëhej romantike vitin e kaluar.

“Joaquim është një djalë i rregullt,” tha burimi. “Ai nuk është mësuar me gjithë vëmendjen që po merr.”

Ndërsa është e paqartë saktësisht se kur Bündchen, 43 vjeç, dhe Valente, 34 vjeç, u ndanë, ata nuk janë fotografuar së bashku që nga fundi i prillit. Insajderi tha se gjërat morën një kthesë për keq pas shfaqejs së Brady-t , i cili përfshinte disa goditje për romancën e çiftit.

“Joaquim u bë pjesë e shakasë. Njerëzit në fakt filluan ta pyesnin nëse ai ishte arsyeja e divorcit të tyre”, shtoi burimi.

Gjatë shfaqjes, komedianët Kevin Hart dhe Nikki Glaser sollën romancën e Bündchen dhe Valente në shumë raste.

“Sa keq për Tomin … omg, vetëm të dish se i dashuri i ri i ish-gruas mund të të rrahë,” tha Glaser me shaka gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë. Ata gjithashtu bënë shaka edhe me faktin se e vetmja që e mirë që mund të bënte Gisele ishte që të provonte “jiu-jitsu” dhe artet marciale nga partneri i saj. /Lapsi.al

 

 



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button