Aktualitet dhe Lajme
Gaz Bardhi dhe Lul Basha ndahen për së gjalli (tani dhe zyrtarisht)
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, përmes një shkrese, ka kërkuar më 27 korrik nga Lindita Nikolla, e cila ka qenë kryetare Kuvendi, rikompozim të vendeve në sallën ku zhvillohen seancat plenare.
Bardhi ka kërkuar spostimin e ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha, nga vendi ku e kishte ngjitur, te vendet e dy grupeve të tjera parlamentare të opozitës.
Kërkesë kjo që duket se është plotësuar që në seancën e parë të këtij sesioni.
Huazuar nga skaproblem.al