Aktualitet dhe Lajme

Gara te Milani/ Tare “viktimë” e luftrave të pushtetit, administratori i deleguar ka vendosur veton

Share

Ballafaqimi i fundit mes Xhorxho Furlanit dhe Xherri Kardinales kanë zbehur shanset e Igli Tares për të qenë drejtori i ri sportiv i Milanit.

Sipas medieve italiane administratori i deleguar i Milanit është takuar me presidentin Kardinale duke i bërë të qartë se nëse nuk do të kishte zë në kapitull atëherë do të pranonte që të ishte më pjesë e klubit kuqezi.

Siç dihet Tare është i preferuari i Zllatan Ibrahimoviçit, i cili është thjesht një këshilltar i presidentit.

Ndërsa Furlani ka vendosur veton në zgjedhjen e drejtorit të ri sportiv duke i bërë të qartë Kardinales se në këtë drejtim do të proçedohet vetëm duke marrë marrë miratimin e tij.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button