Aktualitet dhe Lajme

GALERI / Takimi i Ramës me shqiptarët në Greqi në blicin e aparateve fotografikë

Share

Me mijëra shqiptarë u mblodhën të dielën në stadiumin “Galatsi” në Athinë, për takimin e tyre me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama. Në duar ata mbanin flamuj kuqezi, ndërsa në sfond dëgjoheshin këngë patriotike. Pamjet nga stadiumi “Galatsi” tregojnë që ai ishte veshur ‘Kuq e Zi”.

RTSH. AL, nëpërmjet fotografive, sjell momentet më të veçanta të këtij takimi mes kryeministrit Rama dhe shqiptarëve në Greqi, që kishin mbushur sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, ku kryefjalë ishte se historia e re e shqiptarëve të Greqisë është kapitulli bashkëkohor i një afirmimi shembullor të vlerës së përjetshme të lirisë së individit dhe të drejtës së qytetarisë.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button