Aktualitet dhe Lajme

Frikë nga hakmarrja, familja braktis në morg trupin e Arben Lleshit, u vra në burgun e Peqinit! Askush nuk shkon ta tërheqë

Share

Njëzet ditë pas vrasjes në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj, trupi i të dënuarit Arben Lleshi, ka mbetur në morgun e Tiranës pa u tërhequr nga familjarët, edhe pse autopsia ka përfunduar që në dhjetor të 2023-shit.

I burgosuri u ekzekutua me dy plumba brenda në qelinë e tij në burgun e Peqinit mesditën e 15 dhjetorit 2023 nga Sokol Mjacaj. I dënuari përjetë për vrasjen e turistëve çekë në Shkodër në vitin 2015 arriti të fuste brenda burgut një pistoletë me mulli përmes një shisheje qumështi, dhe e vrau Lleshin në qeli, teksa vetë ai ishte në ajrim.

Sokol Mjacaj la të plagosur edhe shokun e qelisë së Lleshit, dhe për të realizuar vrasjen shfrytëzoi faktin që skanerët nuk punonin. Ngjarja pasoi arrestime nga zinxhiri komandues i burgut, me drejtorin Kamber Hoxha dhe shefin e policisw Mariglen Kadiu si dhe 10 punonjws të sigurisë.

Arben Lleshi po vuante dënimin me 32 vjet heqje lirie, për vrasjen e shqiptarit Agim Hoxhës në 2012-ën në Angli, të cilit i dogji trupin në një makinë.

Pikërisht ky krim dyshohet se fshihet dhe pas vrasjes së Lleshit, dhe mendohet qe Mjacaj të jetë paguar nga persona ende të paidentifikuar, në shenjë hakmarrje.

Pas asaj ngjarje, nga 2013-a në 2017-ën, u ekzekutuan 4 të afërm të Arben Lleshit. Frika për një hakmarrje tjetër të mundshme për vrasjen makabre të shqiptarit në Angli, dyshohet të jetë dhe arsyeja përse asnjë familjar nuk është paraqitur në morg të tërheqë trupin.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button