Aktualitet dhe Lajme

FOTO TË RËNDA/ Skandal në Itali, gardianët rrahin barbarisht të burgosurin

Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një burgu në Reggio Emilia në Itali, ku 10 gardianë kanë dhunuar barbarisht një të burgosur.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur gardianët e shtrijnë përtokë të burgosurin dhe e godasin me shkela dhe grushta.

Të burgosurit i është vënë një këllëf në kokë dhe goditet barbarisht. Më pas e zhveshin lakuriq dhe e tërheqin zvarrë nëpër koridor.

Sipas “La Reppublica” i burgosuri që është dhunuar është nga Tunizia, rreth 40 vjeç.

Prokuroria e Reggio Emilia, ka nisur një hetim ndaj 10 gardianëve të burgut, nga të cilët 8 prej tyre akuzohen për torturë./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button