Aktualitet dhe Lajme
FOTO/ Skandali te Onkologjiku dhe akuzat e SPAK ndaj të atit, reagon Shkëlzen Berisha: Të vjedhësh ilaçet nuk ësh krim
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar për herë të parë pasi SPAK mori zyrtarisht të pandehur të atin lidhur me dosjen “Partizani”.
Një nga tre akuzat e parashtruara në fashikujt e dosjes së SPAK është se Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi japin donacionet e tyre për fonacionin e Liri Berishës, “Fëmijët Shqiptarë”.
Përmes një postimi, Shkëlzen Berisha me ironi e krahason këtë akuzë të ngritur nga SPAK me skandalin e mjekëve të Onkologjikut, që nxori në pah mungesën e barnave jetike për të sëmurë me kancer.
“Të vjedhësh ilaçet e të sëmurëve me kancer nuk është krim! Të ndihmosh fëmijët autikë është krim.”, shkruan ai.