Aktualitet dhe Lajme

Flet ministrja Koçiu në Kuvend, deputetët e opozitës i bien tavolinave: Jep dorëheqjen

Share

Ministrja e SHëndetësisë, Albana Koçiu po mban fjalën e saj në Kuvend në kuadër të interpelancës së kërkuar nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

Koçiu teksa po fliste për skandalin te Onkologjiku u shpreh se të gjithë mjekët që abuzojnë me detyrën, do të përballen me sanksione. Ajo shtoi se në raste të sjellëve amorale do të merret masa e ndalimit të ushtrimit të detyrës.

“Padiskutim abuzimi i rëndë m detyrën i një grupi farmacistësh, dhe staf mjekësor që kanë luajtur me njerëzit dhe shëndetin e tyre, kjo vetëm një përgjigje; ndëshkim ligjor, administrativ dhe moral. Për çdo njeri nga ata që kanë nisur hetim, do të mbajnë mbi shpinë moralin e turpin. Për të sanksionuar me ligj ata mjekë, s’mund t’i quaj më as profesionist, që e trajtojnë jetën njerëzore si mall të shumicës, do të përballen me masa që do t’i bëjmë të ditura. Do t’u hiqet e drejta e profesionit në rast se do të bëjnë sjellje amorale nëse cënojnë profesionin e tyre.”, tha ajo.

Teksa ministrja po fliste, deputetët e PD, Gazment Bardhi dhe Ina Zhupa po i binin tavolinave dhe bënin thirrje ministres të japë dorëheqjen. Pas “protestës” së opozitës, Nikolla paralajmëroi disa herë se do të ndërpriste interpelancën.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button