Aktualitet dhe Lajme

Festoi 43-vjetorin e lindjes, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani publikon foton familjare

Share

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e 43-të. Ajo ka marrë urime të përzemërta nga miqtë, familjarët dhe figura politike, ndrsa i ka falendeuar duke postuar një fotografi bashkë me familjen e saj.

“Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta! Gëzime paqi të gjithë!”, – shkroi Osmani.

Presidentja Osmani ka lindur më 17 maj 1982 në qytetin e Mitrovicës dhe e martuar me Prindon Sadriun me të cilin kanë dy vajza binjake.

Në këtë ditë nuk mungoi as urimi i përzemërt i bashkëshortit, Prindon Sadriut i cili përmes një postimi në Facebook falënderon Osmanin jo vetëm si nënë dhe bashkëshorte të jashtëzakonshme, por edhe si grua që me forcën, guximin dhe dashurinë, që sipas tij ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë shumë gra e vajza kudo në botë.

“Në këtë ditë të veçantë, Dua, Anda dhe unë të falënderojmë nga zemra, jo vetëm si bashkëshorte e nënë të jashtëzakonshme, por edhe si grua që me forcën, guximin dhe dashurinë ke frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë shumë gra e vajza kudo në botë. Me shembullin tënd, shumë vajza guxojnë të ëndërrojnë më lart. Gëzuar ditëlindjen! Urojmë që kjo ditë të të sjellë po aq gëzim sa sjell ti në jetën tonë. Të duam shumë!”, – ka shkruar Sadriu.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button