Dita e verës !!!
Nga Drini Vlesha
Si vjen në kujtimet e mija Dita e Verës.
Në fëmijërinë time Dita e Verës ka qënë festa qe zgjaste më shumë. Përgatitjet për këtë festë fillonin që në mes të shkurtit. Si ? Me shokët e lagjës dilnim duke mbledhur goma nuk linim gomisteri të qytetit pa kontrolluar për goma të përdorura. Ishtë konkurenca mes lagjeve ajo që na shtynte se kush do mbledhë goma më shumë. Pasi mblidhej një numer i caktuar gomash fillonte “stresi” se ku do i fshehim pasi rreziku për t’ na i mar lagjet tjera ishte tepër i madh. Pasi i fusnim në një vend gjasme të sigurt mundesisht tunelet ose bunkjeret dhe shkonin çdo dit pothujse per ti parë nëse ishin aty.Zyrtarisht kishim filluar për përgatitje.
Ajo që ishte me interesante dhe me e bukur ishte kur tek ish markata afër “Shkollës Bujqësore” mblidheshim për të “rrujt voet ” kjo ishte pjesa me e bukur pasi fillonte 2 javë para ditveres.
Mbaj mend kur me njërën dorë bllokonim njërin vesh dhe me tjetrën e përplasnim vezën për dhëmbesh ajo që bënte zhurmën më të trash ishtë me e fortë e provonim ene kepin ene b…. e keshtu fillonte zyrtarisht Dita e Veres. Vezët ishin në xhepin tonë çdo kohë në çdo vend. Dhe pyetja e parë ishte -A ke voe me rujt ! Nata e Ditës Verës ishte tjetër gjë. Mblidheshim tek sheshi i lagjës dhe digjnim gomat numri ishte goxha i madhë.
Mjer ato nëna që kishin larë rroba atë natë dhe i kishin nxjerë për ti terr,imagjinoni sa te shame kemi marre sepse neser duhen larë përseri. Gjatë kohës së zjarrit këndonim këcenim dhe “rrunim voet”, kërceshim zjarrin kur zvoglohej. Pasi zjari fikej me telat qe ishin zi dilnim lidhnim dyert e lagjës dhe pasi i lidhnim i binim ziles dhe vrap iknim e dera ishte e mbyllur. Pasi ishim nxirë mirë e mirë iknim në shtepi pasi na kishte ardh familja pas.
Data 14 mars ishte zyrtare organizonim piknik me klasen iknin ne Ravna , në Topojan ose tek 3 Çesmat.
Me vete kishim ushqimin karakteristik , kulaç kek, vezë të ziera.
Kur lidhnim veroret gjyshet tona këndonin këto vargje.
-Çfarë po lidh, o zoj e shpisë?
– Jam tu i lidhë për Ditvere.
Jam tu i lidhë t’idhët,
Jam tu i lidhë t’zijtë,
Jam tu i lidhë t’kçijtë,
Uç e dhelpna,
Vjetlla e dhelpna,
Miza e qeshta,
Çimka e akrepa,
Shtriga e kulshedra,
Hasëm e Hasmatore,
Muxhitar e muxhitore,
Jam tu i lidhë e jam tue i mshelë,
T’mos na e prishin këtë verë.
Veroret i hiqnim (hiqen) për Shëngjergj.
Ndersa tani mungojnë po thujse të gjitha adetet që benim dikur për Ditvere.