Aktualitet dhe Lajme

Ferrari “nuk del” nga bokset, Verstapen fiton me vuajtje në Kanada

Share

Fitorja e tretë radhazi për Max Verstappen në Montreal. Kampioni holandez fitoi mes vuajtjeve çmimin e madh të Kanadasë, aty ku kushtet atmosferike dhe aksidentet e shumta ndryshuan disa herë rrjedhën e garës, duke bërë që të ndërhyjë dy herë makina e sigurisë.

I dyti në podium ngjitet piloti i McLaren, Lando Norris, i cili ia doli të kalojë bashkëkombësin e tij me Mercedes, George Russell që u nis nga pole position në këtë garë.

Sakaq, një garë për t’u harruar ka bërë Ferrari , me dy pilotët që as nuk arritën ta çonin deri në fund atë. Charles Leclerc dhe Carlos Sainz u detyruan të tërhiqeshin, gjë që nuk kishte ndodhur prej dy vitesh për kokëkuqen italiane.

Probleme me motorin detyruan fillimisht Leclerc ta ndiqte pjesën e dytë të garës nga bokset, ndërsa një rrotullim në pistë për spanjollin rezultoi po ashtu fatal.

Ndërkohë, Lewis Hamilton përfundoi shumë pranë podiumit, në vendin e katërt, i ndjekur nga Oscar Piastri, që plotësoi pesëshen e parë.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button