Fansat i kërkojnë Loredanës dhe Adeyemit të sjellin një fëmijë në jetë, nuk mungoi reagimi i reperes
Loredana dhe Karim Adeyemi janë një çift tejet i komentuar në mediet e shtypit rozë.
Reperja e njohur ka publikuar së fundmi një video në TikTok në një transmetim siç duket të përbashkët me të dashurin e saj futbollist.
Megjithatë, fansat e reperes patën një kërkesë për të; i kërkuan asaj dhe futbollistit të sjellin një fëmijë në jetë.
“E duam një mini Karim”, ishte komenti i njërës llogari që menaxhohet nga fansat e Loredanës.
Sigurisht, nuk mungoi reagimi i artistes së njohur e cila i pëlqeu komentin; a është ky një konfirmim?
Ndryshe, Loredana dhe futbollisti i njohur janë në një lidhje dashurie tash e një kohë të gjatë dhe romanca e tyre është shumë e komentuar.
Prej kur konfirmuan lidhjen, postimet e përbashkëta nuk kanë munguar nga asnjëra palë.
@loredanaofficial Why is he so cute? 🥹
♬ Si Ai – Marshmello & UKAY Remix – Tayna & Marshmello & UKAY